Rezultatet dhe tabela e Superligës pas xhiros së katërt
Kanë përfunduar gjashtë ndeshjet e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në futboll.
Të martën u zhvilluan dy ndeshje që përfunduan me rezultat të barabartë.
Prishtina barazoi 1-1 si mysafir i Ballkanit ndërsa Drenica barazoi pa gola me Gjilanin.
Sot janë zhvilluar edhe katër ndeshje, ku ka spikatur ajo në mes të Dritës dhe Llapit.
Kampionët në fuqi u mposhtën para tifozëve të tyre nga Llapi me rezultat 1-2.
Drita – Llapi 1:2
Ferizaji – Feronikeli 0:2
Flamurtari – Liria 3:1
KEK-u – Trepça ’89 1:5
Flamurtari është duke udhëhequr me 12 pikë në katër ndeshje, tri më shumë se Llapi në vendin e dytë.
Feronikeli është i treti me tetë pikë ndërsa Prishtina dhe Gjilani ndajnë pozitën 4 dhe 5 me nga shtatë pikë por me një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/