22:07 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Rezultatet dhe tabela e Superligës pas xhiros së tretë

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në futboll.

Të shtunën janë zhvilluar tri ndeshje ku janë shënuar këto rezultate.

Feronikeli – Ballkani 1:0

Llapi – Ferizaj 5:1

Liria – Drita 3:2

Ndërsa sot janë zhvilluar edhe tri ndeshje të tjera që kanë nxjerrë këto rezultate.

Flamurtari – KEK-u 1:0

Gjilani – Trepça ’89 1-0

Prishtina – Drenica 1-0

Flamurtari vazhdon kryesimin e tabelës me nëntë pikë i ndjekur nga Llapi me gjashtë dhe Prishtina e Gjilani që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Trepça ’89 dhe KEK-u janë dy skuadrat e fundit dhe të vetmet që nuk e kanë shënuar asnjë fitore në katër xhiro. /IndeksOnline/