75 Mall Live Search
13:20 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Rezultatet më të shpeshta të derbit, Prishtina – Flamurtari

Stadiumi, ”Fadil Vokrri” është nikoqir i derbit prishtinas sonte ndërmjet Prishtinës dhe Flamurtarit.

Të dyja skuadrat synojnë rezultat pozitiv sonte, teksa Flamurtari në këtë fillim sezon ka treguar formë më të mirë.

Që nga paslufta, të dyja skuadrat janë përballur me njëra-tjetrën në 37 përballje, transmeton IndeksOnline.

Në këto 37 ndeshje, janë shënuar plot 102 gola, ku 68 i ka shënuar Prishtina dhe 34 rivali, Flamurtari.

Në ndeshjet derbi mes Prishtinës dhe Flamurtarit janë shënuar mesatarisht 2.75 gola për ndeshje, ndërsa më poshtë gjeni rezultatet më të shpeshta të kësaj ndeshje ndër vite:

1:0 /8/ PRI 7 (vendas 6 – 1 mysafir) – 1 FLA (1 mysafir)
3:2 /6/ PRI 4 (vendas 3 – 1 mysafir) – 2 FLA (vendas 2)
2:1 /4/ PRI 1 (1 mysafir) – 3 FLA (vendas 3)
0:0 /4/ 4 Flamurtar
2:0 /4/ PRI 4 (vendas 2 – 2 mysafir)
1:1 /3/ 3 Flamurtar
3:1 /3/ PRI 3 (vendas 2 – 1 mysafir)
2:2 /2/ Prishtinë 1 – 1 Flamurtar
5:0 /1/ PRI 1 (vendas 1)
5:2 /1/ PRI 1 (1 mysafir)
6:0 /1/ PRI 1 (vendas 1)./IndeksOnline/