23:12 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

EL: Rezultatet nga të gjitha ndeshjet e zhvilluara sonte

Në kuadër të fazës së grupeve në Europa League, sonte janë zhvilluar gjithsej 24 ndeshje.

Skuadrat favorite si Arsenali, Chelsea, Milani nuk lejuan befasi duke marrë pikë të plota.

Arsenali mposhti Qarabagun në Baku, Milani triumfoi përballë Olymbpiacosit në shtëpi si dhe Chelsea fitoi ndaj Vidit në Londër, transmeton IndeksOnline.

Befasi sonte ishte humbja e Sevillas nga skuadra e Krasnodarit, teksa njejtë mund të thuhet edhe për Lazion, që pësoi humbje, 1-4 nga Frankfurti.

Ndërsa, Rangersi i transformuar me Steven Gerrard mposhti pa probleme austriakët e Rapidit, kurse Zurich mposhti Ludogoretsin me asistimin e Benjamin Kolollit.

Më poshtë, mund t’i shihni rezultatet e përgjithësuara nga të gjitha ndeshjet që u zhvilluan sonte./IndeksOnline/