Rezultatet, të cilat e kualifikojnë Liverpoolin në fazën tjetër të UCL
Pas humbjes së sotme nga Paris Saint-Germain, Liverpooli nuk i ka aspak punët mirë në Champions League.
Kur janë zhvilluar pesë ndeshje, Liverpooli renditet i treti në Grupin C me gjashtë pikë, dy më pak se vendi i dytë dhe tri më pak se vendi i parë.
Në ndeshjet e fundit, Liverpooli përballet me Napolin në ”Anfield”, teksa Crvena Zvezda e pret Paris Saint-Germain – dhe në këto ndeshje do të vendoset gjithçka, transmeton IndeksOnline.
Por, cilat janë potezat, përmes të cilave Liverpooli i Jurgen Klopp do të kualifikohej në fazën e eliminimit direkt të Champions League?
Në rast të fitores minimale ndaj Napolit (1-0), Liverpooli së bashku me Xherdan Shaqiri janë në fazën tjetër të garës më të madhe evropiane.
Si dhe, në rast të fitores së Liverpoolit me epërsi më shumë se dy gola, atëherë ”Të Kuqë” vazhdojnë tutje.
Liverpool’s stipulations to go through in Group C:
If Liverpool win 1-0 vs. Napoli they are through ✅
If Liverpool win 2-1 they are out on away goals rule ❌
If Liverpool win by 2+ goals they are through ✅#LFC ⚽ pic.twitter.com/q70IkkSr7v
— Football Tweet (@Football__Tweet) November 28, 2018
Përndryshe, rezultati, 2-1, në favor të Liverpoolit në ndeshjen ndaj Napolit, do të ishte ”fatal” për skuadrën nga Marseyside./IndeksOnline/