13:29 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rezultati i votave, nga diaspora, deri në këto momente

Ka filluar procesi i numërimit të rreth 13 mijë e 500 fletëvotimeve të cilat kanë ardhur nëpërmjet postës gjatë periudhës së votimit 19 shtator – 5 tetor 2019.

Nga numërimi i votave deri në orën 13:18 janë numëruar 3.475, derisa është duke prirë Lëvizvja Vetëvendosje.

Indeksonline është duke qëndruar në QNR dhe jua sjell tabelën e rezultatave të numëruara deri tashti.

Sipas kësaj tabele:

PDK-ja ka 553 vota

AAK-ja: 314

NISMA: 242

VV-ja: 1.552   dhe

LDK-ja ka deri tashti 716 vota.

Kujtojmë se numërimi i të gjitha këtyre fletëvotimeve do të bëhet në 23 tavolina numërimi. 

Ndryshe, të gjithë shtetasit e Kosovës në diasporë kanë mundur të votonin nëpërmjet postës gjatë periudhës së votimit nga 19 shtatori deri  5 tetor 2019. /Indeksonline/