08:56 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / indeksADMonline

Rezultojnë negativë në testin e Covidit-19, mësimdhënësit e shkollës “Asim Vokshi”

Pak ditë më parë  kishin rezultuar pozitivë në testin Covid-19,  disa mësimdhënës në SHMU “Asim Vokshi” në Prishtinë, e pas kësaj i gjithë stafi mësimor i kësaj shkolle gjatë të martës i është nënshtruar testit për Covid-19, raporton IndeksOnline.

Siç mëson IndeksOnline gjatë mëngjesit të sotëm u është kumtuar lajmi i mirë se të gjithë nga ky staf e që i janë nënshtruar testit PCR, kanë rezultuar negativë.

Ndërsa shkolla “Faik Konica”  për dy javë rresht ishte mbyllur për shkak të rasteve të paraqitura në këtë shkollë, derisa raste të tjera janë paraqitur edhe në shkollën “Pjetër Bogdani”, në kryeqytet.

Janë saktësisht 4 punëtore të kësaj shkolle që janë prekur nga Covidi-19 e që më pas kanë ndikuar që nga 12 tetori mësimi në këtë shkollë të kalojë në sistemin online.

Po ashtu është edhe një klasë në gjimnazin “Sami Frashëri”, që ka kaluar në sistemin online, pasi që një nxënës i saj ka rezultuar pozitiv me koronavirusin./IndeksOnline/