20:14 / E Enjte, 25 Janar 2024 / Gj. Sh

Ribashkimi me futbollistin shqiptar, Daku e pret në mënyrë të veçantë në Rusi (VIDEO)

Dardan Shabanhaxhaj edhe zyrtarisht është futbollist i ri i skuadrës ruse, Rubin Kazan.

Ai u transferua nga skuadra e Muras, derisa aty është pritur nga sulmuesi kosovar, Mirlind Daku, shkruan IndeksOnline.

Në një video të publikuar nga klubi rus, ishte Daku që i bëri një pritje speciale Shabanhaxhajt.

“O burrë, po ku je more! Hajde se qe sa duke të pritë”, i thotë Daku mesfushorit shqiptar.

Kujtojmë që të dy në të kaluarën ishin pjesë e skuadrës sllovene Mura.

Shabanhaxahj u transferua te Rubin Kazani për një shifer prej 1.2 milionë euro.

Gjatë këtij sezoni në Prva Liga në Slloveni, 22-vjeçari zhvilloi 19 ndeshje, shënoi shtatë gola dhe bëri tri asiste./IndeksOnline/