08:23 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ribery flet për kohën e tij në Itali

Franck Ribery kaloi këtë verë nga Bayern Munich në Fiorentinë dhe po kalon kohë të arta si një 36 vjeçar.

Francezi foli për kohën që po e kalon tek ekipi italian.

“Firence është si Marseja. I gjithë qyteti është i lumtur me një fitore dhe qan kur ekipi humb. Tifozët adhurojnë futbollin, spektaklin. Vlerësojnë paraqitjet, luftën, lëvizjet e bukura”.

“Duartrokitjet e San Siro-s, një stadium historik, kanë qenë fantastike. Më kanë bërë të ndihem krenar. Firence më ka dhënë këtë mundësi të madhe dhe nuk do të kisha luajtur në një skuadër tjetër të Bundesliga-s”.

“Doja një eksperiencë të re, një vend të ri, një jetë të re” – u shpreh Ribery./Indeksonline/