17:40 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / Blerim

Ribery i hapur për t’u rikthyer në Bundesligë

Sulmuesi i Fiorentinës, Frank Ribery është i gatshëm që përsëri të rikthehet në Bundesligë.

37-vjeçari u transferuar në Fiorentina falas gjatë vitit 2019-20, por që lëndimet i penguan atij ta tregojë vetën në Itali, shkruan IndeksOnline

Sulmuesi anësor nuk e përjashtoi mundësin e rikthimit në bundesligë.

“Për momentin mendoj vetëm për Fiorentina, unë jam i rëndësishëm për ekipin,” i tha ai Bild. “Por unë nuk përjashtoj një kthim në Bundesliga kur të mbaroj këtu.”

Veterani, i cili fitoi Bundesligën nëntë herë me Bayern Munchen dhe mori një Ligë të Kampionëve në 2012-13, tha se i mungojnë tifozët në stadiume.

“Të luash pa tifozë nuk është stimuluese,” shtoi ai. “Më mungon shumë audienca.”