23:34 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ribery kundër Messi e CR7: “Topi i Artë 2013, një padrejtësi!”

Në një intervistë të dhënë për “L’equipe”, Frank Ribery, tashmë i divorcuar nga Bayern Munich, është rikthyer të flasë për “Topin e Artë 2013”, që shpresonte të fitonte pas një sezoni fantastik.

“Ishte më shumë se një zhgënjim, mbetet padrejtësia më e madhe në karrierën time. Jo vetëm për mua, por për shumë persona të tjerë. Kam qenë më i miri atë vit dhe përfundova në vend të tretë”.

“Nuk kisha asgjë për t’i patur zili Messit e Cristiano Ronaldos atë vit. E them me të gjithë modestinë, sepse është e vërteta”, deklaroi francezi.