11:40 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ribery mbërrin në Itali

Franck Ribery ka arritur në Firencë.

Rreth 300 tifozë të ekipit të Fiorentinës po e prisnin atë në aeroport ku i dhuruan një mirëseardhje të ngrohtë francezit, transmeton Indeksonline.

I ndalur nga gazetarët, Ribery i shprehi ndjenjat e tij.

” Jam i lumtur që jam këtu me familjen time. Për një javë kam folur me njerëz në Fiorentina, Luca Toni më ka thënë që janë një klub i madh dhe Firenca është një qytet i bukur. Italishtja ? Nuk është e përkyer ende por është një gjuhë që e pëlqej” – deklaroi francezi.

Ribery pritet të nënshkruajë një kontratë të re që do ta shoh lojtarin të luaj në Itali me ekipin e Fiorentinës./Indeksonline/