10:18 / E Hënë, 17 Maj 2021 / Blerim

Ribery në një tjetër nivel, i driblon Rrahmanin dhe katër lojtarë të Napolit!

Mbrëmë u zhvillua takimi ndërmjet Fiorentinës dhe Napolit, duel ky në kuadër të xhiros së 37’të në Serie A.

Ndonëse Fiorentina e humbi takimin me Napolin me rezultatin final në 0:2, Ribery solli spektakël, shkruan IndeksOnline

Në një moment në minutën e 57’të të takimit, Ribery nuk i llogarit fare që ishin në mbrojtje, Rrahmani dhe katër bashkëlojtarët e tij.

Ai i dribloi ata dhe ishte shumë afër që ta gjente golin.

Shikoni momentin në video: