14:42 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ribery përfundon operimin me sukses, ja kur pritet të rikthehet

Franck Ribery ka udhëtuar për në Gjermani për t’iu nënshtruar një operacioni në këmb.

Klubi i tij Fiorentina ka njoftuar se operacioni ka përfunduar me sukses dhe se francezi mund të kthehet në skuadër në muajin shkurt.

“ACF Fiorentina njofton se sot, Franck Ribery iu nënshtrua operacionit për stabilizimin e sindesmozës tibiofibulare. Operacioni, i realizuar nga profesori Gabel, ishte një sukses i plotë. Ribery do të kthehet në Firence të Dielën dhe të fillojë planin e tij të rehabilitimit. dy javë. Pajisja e fiksimit do të hiqet brenda gjashtë deri në tetë javë dhe ai pritet të rifillojë trajnimin e plotë në kohën e rreth 10 javësh. “

/Indeksonline/.