20:33 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / AR

Ricky Martin: Shqiptarët janë jashtëzakonisht mikpritës

Ricky Martin na e bëri “qokën”. Artisti i njohur latin, i cili ndodhet në Shqipëri prej ditës së djeshme ka vlerësuar publikisht popullin shqiptar duke i etiketuar si miqësor në Instagram-in e tij, ku ndiqet nga mbi 18 milion persona.

Gjatë ditës së sotme ai vizitoi qytetin bregdetar të Durrësit.

Kujtojmë që Martin do të mbajë koncert nesër (20 korrik) në sheshin “Skënderbej”.