14:23 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Rifat Jashari pritet të shpërblehet me një meritë nga Qeveria “Haradinaj” (Foto)

Ka nisur mbledhja e 60-t e Qeverisë së Republikës së Kosovës ku në rend të ditës janë të vendosura 11 pika për diskutim.

Njëra prej tyre ka të bëjë me familjen Jashari, respektivisht vëllain e komandantit legjendar, Adem Jashari, Rifatin.

“Pika e 4 shqyrtimi i propozim-vendimit që Rifat Jashari t’i njihet statusi i qytetarit me meritat të veçanta për konsolidimin e shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ekzekutivit. /Indeksonline/