13:46 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rifillojnë punimet në stadiumin e Skënderajit

Fusha e futbollit të stadiumit ndihmës në Skenderaj kishte hasur në një problem në fundin e kampionatit. Por, Federata e Futbollit ka vendosur që punimet dhe rehabilitimi i këtij stadiumi të nisa gjatë kësaj jave.

Burime të afërta me Federatën tregojnë se punimet pritet të fillojnë pas dy dite ngase është pritur deri më tani të bëhet kullimi i dheut në atë pjesë.

Problemin teknik e kishte vërejtur së pari kryetari i Skënderajit, Bekim Jashari, por që është dashur përfundimi i kampionatit për të ndërhyrë në riparimin e dëmtimit.