18:17 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

“Rihanna e adhuron lapsin e vetullave nga Sellma dhe Sania”

Sellma është emër i njohur për të gjithë shqiptarët. Në momentin që përmendet emri i saj dihet se kemi të bëjmë me të bukurën, me suksesin dhe me arritjet e larta në botën e të bukurës dhe të biznesit.

Sellma e cila nisi punën si grimere, nuk përfundoi me kaq. Grimerja kosovare shkoi edhe më tej, duke krijuar edhe produktet kozmetike pikërisht me emrin e saj.

Buzëkuq, shkëlqim, maskara e shumë produkte të tjera u hodhën në treg pikërisht me këtë emër, transmeton Indeksonline.

Sellma para ca muajsh lansoi edhe një produkt, kësaj here ajo bashkëpunoi me Sania Vucetaj, eksperte e artit të vetullave.

Bëhet fjalë për një produkt unik të vetullave që titullohet “Sellma & Sania’s Brow Bar Pencils”.

Është pikërisht ky produkt që së fundi u vendos tek vetullat e yllit  botëror, Rihanna.

Këngëtarja nga Barbadosi së fundi ka pozuar e grimuar në mënyrë perfektë, me produktin e Sellma’s. Siç duket suksesi i grimeres shqiptare nuk ka të ndalur vetëm tek ne, apo atje ku ka shqiptarë, por po shkon edhe më larg në botën e yjeve ndërkombëtare.

View this post on Instagram

Rihanna duket fantastike me Lapsin e Vetullave #SellmaxSBB në DARK. Rihanna looking brow-tastic wearing #SellmaxSBB in DARK.

A post shared by SELLMA SHOP (@sellmashop) on Dec 15, 2019 at 8:34am PST

“Lapsi magjik” siç e quajnë shumë përdorues, është me kualitet tejet të lartë — përpos formësimit dhe mbushjes së vetullave me tri ngjyra të ndryshme: LIGHT, MEDIUM, DARK — gjithashtu vjen edhe me brushë që ju mundëson t’i krihni vetullat në formën e dëshiruar.


Yje nga Hollywood-i për shumë vite janë ndarë plotësisht të kënaqur me kualitetin e lapsit në fjalë.
Rihanna e përdori atë në vitin 2016 në spektaklin e saj të modës “Fenty x Puma Fashion Show” në Paris.

Lapsin mund ta gjeni në..

https://sellma.shop/?fbclid=IwAR23E6xdTQNDbwA8Mzxo327rj4D9LRoTgmVg2bIlPp4FMct–NjIyv5WtOM