13:33 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Rihanna jep lajmin e shumëpritur për adhuruesit

Ajo ka qenë e pranishme gjithandej, por Rihanna nuk ka dhënë asnjë tregues që albumi i saj i nëntë po vjen së shpejti. 

Ndërsa ajo është shprehur shumë e qetë se kur saktësisht do të vije muzika e saj e re, transmeton Indeksonline.

Kanë kaluar gati katër vjet që kur Rihanna publikoi albumin e saj të fundit “Anti” në vitin 2016.

Por, Riri është gati për tu rikthyer, pasi tregoj se po regjistruar këngët e reja përmes një postimi në Instagram.

“Ekip, jam kthyer në studio”, ka shkruar Rihanna duke paralajmëruar albumin e ri.

Kohë më parë Pharrell gjithashtu la të kuptohet se ai ishte duke punuar në albumin e Rihanna përsëri në korrik pasi ai postoi në një koment në Instagram se fansat “nuk janë të gatshëm” për atë që ajo po punon. 

Kështu që, merrni frymë thellë, Rihanna po sjell muzikë të re./Indeksonline/