10:20 / E Enjte, 23 Shtator 2021 / AR

Rihanna paralajmëron albumin e ri, thotë se është ndryshe nga ata paraprak

Rihanna ka dhënë lajmin e shumëpritur.

33 vjeçarja ka nisur te tregoi se çfarë do të presim në albumin e saj të ardhshëm, transmeton Indeksonline.

‘Nuk do të presësh ta dëgjosh. Vendosni atë në mendjen tua’, tha Rihanna për AP.

Kanë kaluar më shumë se pesë vjet kur këngëtarja [publikoi albumin e saj, Anti’ në vitin 2016.

Që nga atëherë, Riri u tërhoq duke u fokusuar më shumë në fushën e saj të modës dhe grimit.

‘Çfarëdo që dini për Rihannën nuk është ajo që dëgjoni. Unë vërtet po eksperimentoj muzika është si moda. Duhet të jeni në gjendje të luani. Unë duhet të jem në gjendje të vesh çfarë të dua. Unë e trajtoj muzikën në të njëjtën mënyrë. Kështu që jam duke u argëtuar dhe dukem krejt tjetër’, tha ajo.

Tani për tani, Rihanna nuk ka treguar saktë se kur do të publikojë albumin e saj të nëntë./Indeksonline/