75 Mall Live Search
12:33 / E Premte, 08 Maj 2026 / H F

Rihanna publikon një video me A$AP Rocky pas thashethemeve për tension në MET Gala

Ylli i muzikës, Rihanna duket se ka hedhur poshtë spekulimet për një krizë me partnerin e saj, reperin A$AP Rocky, pas paraqitjes së tyre në Met Gala, shkruan IndeksOnline.

Të enjten, Rihanna publikoi në platformën X një videomontazh 45-sekondësh ku çifti shfaqet duke buzëqeshur, duke mbajtur duart dhe duke festuar së bashku gjatë mbrëmjes së gala-s në New York City. Videoja u interpretua si një mesazh i qartë se marrëdhënia mes tyre është në rregull.

Megjithatë, më herët kishin qarkulluar pamje që tregonin çiftin në një bisedë emocionale brenda një autobusi pranë Metropolitan Museum of Art, ku zhvillohet tradicionalisht eventi i famshëm i modës. Pamje të tjera i shfaqnin ata me shprehje serioze në fytyrë, duke nxitur aludime në rrjet për tensione mes tyre.

Sipas burimeve pranë çiftit, nuk bëhej fjalë për konflikt, por thjesht për lodhje pas një dite të gjatë përgatitjesh për eventin.

Me publikimin e videos së re, Rihanna duket se ka dashur t’u japë fund spekulimeve për probleme në marrëdhënien e tyre.