12:03 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / AR

Rijadi pjesë e grupit punues të Prishtinës, po punohet për qasje më të lehtë në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama njofton se Rijadi do të jetë pjesë e grupit punues të Komunës, ku do të punojmë së bashku për të mundësuar qasje më të lehtë në Kryeqytet për të gjithë.

Pjesë e takimit ishte edhe drejtoresha për Mirëqenies Sociale, Adelinë Sahiti.

Njoftimi i plotë:

Zemra plot

Rijadi, një djalosh tejet ambicioz e energjik, avokues i të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara, i cili vazhdimisht po punon për të ngritë vetëdijen rreth nevojave të tyre, na vizitoi sot.

Bashkë me Rijadin, i cili do të jetë pjesë e grupit punues të Komunës, do të punojmë së bashku për të mundësu qasje më të lehtë në Kryeqytet për të gjithë!