20:50 / E Martë, 26 Prill 2022 / AR

Rikthehen dasmat, Lia Stublla tregon trendet e këtij viti

Këtë vit do të mbahen dasmat në Kosovë. Kjo për shkak se janë liruar të gjitha masat që duhej të respektoheshin gjatë pandemisë Covid-19.

Dizajneret e modës janë ata të cilët kujdesën që në këtë datë speciale, vajza (nusja) të përjetojë ditën e martesës ashtu siç kanë ëndërruar gjithmonë.

Në një intervistë për Indeksonline, dizajnerja e famshme kosovare me famë ndërkombëtare, Lia Stublla, ka treguar më shumë detaje për kërkesat, sfidat si dhe risitë që po vinë nga kompania e saj.

No description available.

Ajo u shpreh se numri i të interesuarave për t’u veshur me kreacionet e saj janë tejet të mëdha.

Sigurisht që ka shumë të interesuara, duke pasur parasysh që kanë qenë në pushim prej dasmave dhe nuk kemi pasur mundësi me i realizu ato dasma ashtu siç kanë dëshirë me i bo populli ynë tani që janë liruar të gjitha masat, interesimi është shumë i madh, jashtëzakonisht i madh, prej nuseve, për krejt eventeve që kanë me u mbajt verës”.

Puna e saj ka bërë që të dallohet nga të tjerët për shkak të veçantisë dhe kreativitetit që e posedon. Stublla u shpreh se edhe klientët kërkojnë veshje të stilit të cilin e kanë që disa vite.

Fustanet varen prej shijes së njerëzve dhe prej stilit që e ofrojmë ne si dizajnere. Mendoj që stili i Lia Stubllës është më klasik dhe klientët kur vijnë te Lia Stublla kërkojnë diçka që është e stilit tonë se e dinë që ne nuk dalim jashtë vijave tona që i kemi që disa vite. Ndër vite e kemi dëshmuar që ne e bëjmë të njëjtin stil dhe nuk e ndryshojmë për asgjë, kështu që stili i kërkesave të klientave është ai lloji i fustaneve klasik të cilët i ofrojmë na”.

Paraqitja e vajzave për martesë ka rëndësi të madhe dhe me punën e saj kujdeset që të sjellë diçka unike që do të mbahet mend gjatë.

Unë besoj që nusja duhet me u dok edhe pas 10 viteve, 20 viteve apo 30 viteve kur i sheh fotografitë më thënë “çfarë fustani të bukur kam pasur vesh. Nusja është klienti më i vështirë, ndoshta pse unë jam femër dhe krejt Lia Stubllën punojnë femra dhe ne e dimë sesa është e rëndësishme me u dok bukur atë ditë edhe sa është me rëndësi velloja. Kështu që e japim maksimumin edhe i përkushtohemi shumë nuseve. Kështu që e quajmë si klientin më të vështirin jo pse ato bëjnë problem po është se ne e japim maksimumin”.

Puna e saj ka depërtuar edhe jashtë vendit ku shumica e fytyrave publike më me nam ia besojnë paraqitjen kreatores kosovare. Për këtë fakt ajo thotë se është krenare me stafin e saj.

Është ëndërr në rrugë për t’u realizuar se normal që ëndrra ende nuk është realizuar 100% se ëndërrat janë të mëdhaja. Lia Stublla prej Kosovës pa pasur nevojë të dalë jashtë vendit por puna me dalë në krejt botën ka qenë ëndrra ime më e madhe që mendoj që e kam realizuar edhe jam shumë krenare me LS dhe me stafin tim të mrekullueshëm se pa këto gra të mrekullueshme nuk kisha mujt me e realizu ëndrrën”.

“LS” po vjen me risi për të gjitha vajzat të cilat kanë ëndërruar të vishen me kreacionet e punuar nga ajo.

Tash sapo e kemi përfunduar linjën e re se deri tash gjithmonë kemi pas kritika prej klientave që na kanë kritiku në njëfarë forme që pse po dizajnoni vetëm për modele pasi trupat real nuk janë gjithmonë modele dmth janë të ndryshëm edhe na e kemi bërë një linjë të cilën jemi tu e prezantu tash. I kemi marr fustanet më të kërkuarit që kanë qenë ndër vite, klientet e Lia Stubllës me shumë ngjyra edhe në disa side të ndryshme prej XS deri në XL , kanë me mujt me e gjet veten krejt gratë, çikat që dëshirojnë me u vesh me Lia Stubllën. Kjo është linja e re që janë afro 600-700 sasi të gatshme të asaj linjës. Afër 1000 që janë të prodhuara, të gatshme edhe vajzat e gratë vetëm munden me ardh me e kërku side-n edhe ngjyrën edhe me e marr menjëherë.

Është edhe koleksioni i verës që është duke u përgatitur dhe do të dalë së shpejti. Mandej, e kemi prezantuar një pjesë të koleksionit të vellove, tash po presim muajin tjetër do të dalë edhe pjesa e dytë e vellove, e kështu me radhë”, përfundoi ajo./Indeksonline/