10:20 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

Rikthehen në modë “këpucët e gjyshes”

Gjithmonë e më shumë po shohim trende nga më të çuditshmet për sa i përket modës më të fundit. Ato gjëra që më parë konsideroheshin të shëmtuara, tanimë quhen moderne dhe shumë herë më të bukura.

Këto këpucë, që na kujtojnë këpucët e gjyshes do të jenë një prej trendeve më të mëdha të kësaj vere. Vetëm pak kohë më parë shumëkush do të nguronte t’i vishte, por tani ato pritet të pushtojë rrugët.

Të quajtura Taissa Heels janë bërë virale në Instagram dhe kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e fashionisteve që kanë nxituar t’i bëjnë pjesë të gardërobës së tyre. Këto këpucë janë perfekte për stinën e verës. Blogeret e modës po i kombinojnë me pantallona, me fustane apo funde.