16:32 / E Hënë, 20 Qershor 2022 / AR

Rikthehet edhe “Beer and Wine Fest”

Disa orë pasi u raportua se festivali i muzikës “Sunny Hill” do të rikthehet në Prishtinë edhe “Beer and Wine Fest” do të jetë festivali tjetër që do të mbahet në kryeqytet.

“Beer and Wine Fest” do të mbahet në Prishtinë më datën 12, 13 dhe 14 gusht.

Organizatorë bëjnë të ditur se shumë shpejt do të bëhen të ditur edhe informacione të tjera lidhur me organizimin.

Ndërkaq festivali “Sunny Hill” do të mbahet më 4,5,6 dhe 7 gusht.