15:05 / E Martë, 26 Dhjetor 2023 / L K

Rikthehet Fatih Terim, e zëvëndëson një serb

Klubi i njohur grek ka vendosur t’i besojë pankinën teknikut veteran Fatih Terim, i cili ka mbërritur në Athinë dhe do të firmosë një kontratë të vlefshme deri në verën e 2025-ës me Panathinaikos.

Kjo do të jetë hera e parë për Terim që do të punojë në kampionatin grek, teksa më herët ka punuar në klube të njohura si Milani, Fiorentina e Galatasaray. Pikërisht këta të fundit ka drejtuar së fundi deri në janar të 2022-shit dhe që atëherë ka qenë i papunë.

Te Panathinaikos Terim do të marrë vendin e serbit Ivan Jovanovic, i cili u largua në mënyrë të befasishme, pasi klubi nga Athina pozicionohet në vendin e dytë.