20:49 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Rikthehet furnizimi me ujë në Dardani dhe Lakërishtë

Pas disa orësh përpjekje nga ekipet mirëmbajtëse të ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm është rikthyer në Dardani dhe Lakërishtë.

Këtë lajm për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arjeta Mjeku.

Problemi i ndaljes së ujit ka qenë në lagjen Dardania, tek një valvule e ujësjellësit. Arjeta Mjeku ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin e tyre.

Dy lagjet nuk kanë pasur ujë të pijshëm që na orët e paradites./Indeksonline/