19:41 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Vazhdon kërkimi i dy policëve të zhdukur, shikohet edhe me dron [Foto]

Klubi i Alpinistëve “Dardania” nga Prishtina është duke bërë kërkimin e dy policëve të zhdukur në lumin Lepencë, raporton Indeksonline.

Nga këta të fundit në vendin e ngjarjes po shikohet edhe me dron në tërësi të vendit, ku dyshohet të jenë zyrtarët policorë.

Kësisoj, Indeksonline ka realizuar edhe disa fotografi ku shihen anëtarë të këtij klubi, teksa bëjnë kërkimin e Malsor Dashit dhe Armend Trenës, tashmë të zhdukur që disa ditë.

Ndryshe, kërkimet nga të gjitha njësitet kompetente kanë nisur që nga mbrëmja e së shtunës, kur edhe u aksidentuan dy zyrtarët policorë.

Më poshtë pamjet:

/Indeksonline/