18:43 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm në lagjen “Taslixhe”

Prishje të gypave të ujit janë raportuar vazhdimisht gjatë kësaj periudhe në lagje të ndryshme të Prishtinës. Një e tillë ka ndodhur edhe në lagjen”Taslixhe”, por që siç njofton KRU “Prishtina”  , tashmë kjo gjendje është sanuar.

“Sanim pas sanimi, edhe kësaj here ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit me një punë disa orëshe, para pak çastesh arritën që të sanojnë defektin në gypin e ujit në lagjen ” Taslixhe” në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se “Edhe pse punë e gjatë , e lodhshme, që nevojitet plot energji, atyre në asnjë moment nuk u mungon vullneti dhe dëshira që t’u dalin në ndihmë konsumatorëve”./IndeksOnline/