75 Mall Live Search
12:16 / E Hënë, 30 Mars 2026 / P M

Rikthehet furnizimi në zonat që mbetën pa ujë nga shembja e rrugës në Prishtinë

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se është sanuar defekti nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit, që ndodhi si pasojë e shembjes në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në kryeqytet

Si rezultat, uji tashmë është rikthyer në rrugët ku u ndërpre furnizimi, raporton Klankosova.tv

“Për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të rrjetit të ujësjellësit, furnizimi me ujë dje ishte ndërprerë në rrugët e mëposhtme, deri në sanimin e gypit:

Rruga “Mehmet Shpendi”

Rruga” Bislim Islami”

Rruga” Don Stjefan Kurti”

Rruga” Kiri”

Rruga” Agim Prodani”

Rruga “Ymer Bytyqi”

Rruga” Visar Thaqi”.

Tashmë uji ka ardhur.