08:37 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Rikthehet Higuain, por Juve ka dy mungesa tjera

Lajm i mirë për Juventusin pasi mes lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Napolit është Gonzalo Higuain, i cili u operua përpara disa ditësh në dorë.

Nuk dihet nëse do të luajë nga minuta e parë, por grumbullimi i sulmuesit kryesor ka qetësuar tifozët bardhezi.

Nga ana tjetër, Massimiliano Allegri është me dhimbje koke për shkak të dëmtimeve muskulare të dy lojtarëve të tjerë. Bëhet fjalë për Mario Mandzukic dhe Benedikt Hoëedes, të cilët nuk janë grumbulluar për supersfidën kundër Napolit.

Napoli-Juventus do të luhet sot (e premte), në ora 20:45. /IndeksOnline/