16:55 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Rikthehet “Interi i dimrit” , dështon edhe këtë javë [Video]

Pas humbjes në shtëpi javën e kaluar nga Udineze, Inter tani është mposhtur nga Sassuolo me rezultat 1-0 .

Skuadra e Luciano Spalletit u mposht me golin e Falcinellit në minutën e 34-të.

Ky ishte goli i vetëm në ndeshje, edhe pse vendasit kishin rastin të barazonin rezultatin në minutën e 49-të , por Icardi dështoi nga pika e bardhë. /IndeksOnline/