20:25 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Rikthehet karateisti Alvin Karaqi, premton medalje në Kampionatin Europian (Foto/Video)

Karateisti i Përfaqësueses së Kosovës, Alvin Karaqi iu është rikthyer stërvitjeve, pasi ishte lënduar rëndë në Turqi gjatë muaji gusht.

Për IndeksOnline, Karaqi i cili u lëndua rëndë në gju para disa muajve thotë se do të rikthehet fuqishëm dhe do ta rrëmbej medaljen e artë në Kampionatin Europian, që mbahet në vitin 2018.

Falë një pune të mirë dhe një vetëbesimi të plotë, Alvini iu është rikthyer stërvitjeve pak më herët se sa ishte planifikuar nga mjekët.

Lufta tij e parë pas lëndimit do të jetë më 16 ose 18 mars në Premierligë që do të mbahet në Roterdam të Holandës.

Ndryshe, karateisti, Alvin Karaqi  është nën-kampion i Europës në karate, kampion i Europës për Universitete, dhe aktualisht Karaqi është edhe i 9-ti në botë në kategorinë deri 84 kg./IndeksOnline/