20:46 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rikthehet Leonora Poloska, publikon baladën ‘S’ishte fat’

Pas një mungese tejet të gjatë në showbizin shqiptarë, Leonora Poloska është rikthyer m e projektin e saj më të ri muzikor.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar këngën më të re të titulluar ‘S’ishte fat’.

Kjo këngë është baladë dhe e kënduar në mënyrën më të mirë të mundshme nga Leonora, transmeton Indeksonline.

Muzika është punuar nga bashkëshorti i saj, kompozitori i njohur Andin Randrobrava, gjersa vargjet e tekstit janë shkruar nga Arsim Bunjaku.

Leonora njihet për vokalin e saj fantastik, që më së miri vërehet në balada./Indeksonline/