17:03 / E Premte, 17 Korrik 2020 / indeksADMonline

Rikthehet me këngën shqipe, Bertan Asllani publikon “Fluturojmë”

Prej vitesh është zhvendosur për të jetuar dhe punuar në Stamboll të Turqisë.

Atje këngëtari shqiptar, Bertan Asllani punoj në disa këngë turke madje e testoi vetën edhe si aktor në seriale.

Por, pas një pauze disa vjeçare, Bertani është rikthyer me një këngë në gjuhën shqipe që mban emrin “Fluturojmë”.

Këngë erdhi e vizuelizuar edhe me klip, ndërsa teksti i këngës u shkrua nga Lindon Berisha, për muzikën u kujdes vet artisti.

Kënga tashmë gjendet në Youtube, dhe sigurisht do të mirëpritet nga adhuruesit e këngëtarit të njohur./Indeksonline/