13:31 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

Rikthehet Nokia 105, celulari super rezistent

Rikthehet Nokia 105, celulari bazik, por super rezistent dhe jetëgjatë: shumëkombëshja finlandeze prezantoi dy modele të reja për këdo që kërkon një telefon me funksione themelore, autonomi të zgjeruar, rezistencë dhe konektivitet.

Teknikisht, janë telephone feature, pra jo smartfonë, por sërish të pajisur me aplikacione që ndihmojne qasjen në shërbimet më të përhapura. Bëhet fjalë për Nokia 105 dhe Nokia 220 4G: I pari ka dhe një çmim befasues: 24,99 euro. ka dhe një avantazh tjetër të madh, bateria që zgjat shumë e lejon bashkëbisedim pa pushuar nga mëngjesi deri në darkë me një karikim të vetëm.

Për fansat e tastierës, është ideal sepse krijon atë lehtësinë e këndshme të shkruarjes së mesazheve shpejt dhe pa vështirësi, ndërsa memoria lejon arkivimin e deri në 2000 kontakteve dhe 500 sms-ve.

Në treg, ky model do të jetë në fillim të shtatorit në ngjyrat blu, rozë e të zezë. Nokia 220 4G mbështet telefonatat në 4G, dhee lejon ndarjen e perditësimeve dhe përmbajtjeve online.

Dizajni risjell forma familjare, duke bërë qe telefoni të përshtatet më së miri me pëllëmbën e dorës; bateria edhe në këtë rast është super rezistente, por të interesuarit do të mund ta shtiejnë në dorë vetëm pas disa muajsh.