10:53 / E Hënë, 04 Nëntor 2019

Rikthehet online sajti famëkeq 8chan

8chan, forumi anonim i njohur për lidhjet me ngjarje të dhunshme, është rikthyer online pasi u tërhoq në Gusht por kësaj here me një emër të ri: 8Kun.

Sajti duket identik me atë që ka qenë më parë por nuk ka asnjë bord ende ku janë postuar përmbajtjet nga atentate me armë rreth botës.

Ron Watkins, djali i pronarit të 8chan dhe operatori Jim Watkins thanë në Twitter se bordet ose siç njihen ndryshe nënforumet janë duke u migruar nga 8chan në 8kun.

Organizatorët e sulmeve në El Paso në Teksas, Chrischurch në Zelandën e Re dhe masakrat në Poway të Kalifornisë janë postuar në saj. Në këto sulme kanë ngelur të vrarë 76 njerëz. Vrasësit janë inkurajuar dhe përgëzuar në forum pavarësisht përpjekjeve të moderatorëve për të hequr përmbajtjet.

Pas sulmeve në El Paso, shumë kompani të hostimit të uebit që ofronin shërbime për 8chan bllokuan uebsajtin duke e bërë të pamundur të dalë online. Sajti i ri 9kun vjen me moto si “liria e fjalës” dhe “liria nga censura.”