20:50 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Rikthehet ‘Peaky Blinders’

Krijuesi i ‘Peaky Blinders, Steven Knight ka konfirmuar se shfaqja do të rikthehet edhe për dy sezone të tjera.

Përvec sezonit të pestë, të cilin Knight po e shkruan aktualisht, ‘Peaky Blinders’ në krye me Cillian Murphy do të qëndrojnë në kanale më gjatë se sa fansat kanë pritur.

“Ne definitivisht jemi duke bërë serinë gjashtë dhe ndoshta do të bëjmë edhe të shtatën” , tha Knight për Birmingham Press Club.

“Ne kemi biseduar me Cillian Murphy (aktorin kryesor) dhe edhe ai është pajtuar, poashtu edhe pjesa tjetër janë të gatshëm” , deklaroi Steven Knight. /IndeksOnline./