15:31 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / OSH

Rikthehet seriali më i famshëm, aktori shqiptar do luajë rolin e Sandokanit!

Një ish-avokat, i pashëm dhe idhull i vajzave do ta luajë Sandokanin e ri! Aktori turk 31-vjeçar, me origjinë nga Kosova, Can Yaman, do të marrë rolin e heroit “Tigri” i Malajzisë, i cili në vitet 1976 është luajtur nga aktori i famshëm indian, Kabir Bedi

Ky serial me 8 episode, do të xhirohet, në ambientet e brendshme, në studiot e kompanisë së prodhimit “Lux Vide” në Formello dhe më pas në Karaibe dhe në vende të tjera ekzotike.

“Është një projekt akoma në zhvillim, është si një foshnjë e porsalindur, por unë jam shumë kurioz për punën që do të bëjmë, mbi të gjitha jam krenar që marrë pjesë në një prodhim ndërkombëtar si ky. E kam ndjekur Sandokanin në atë kohë dhe isha shumë i ri, tani jam i nderuar dhe entuziast që të bëj rolin e aktorit të madh Bedi”, shprehet Cani.

Can Yamani tregon se ka studiuar për juridik dhe ka punuar si avokat për 6 muaj dhe e ka lënë këtë profesion për aktrimin.

Kam studiuar për juridik dhe gjithashtu kam punuar si avokat për gjashtë muaj, pastaj fillova të aktroja dhe zgjodha për t’u angazhuar me aktrim. Këtë herë angazhimi në aktrim është shumë kompleks, një personazh i tillë nuk përgatitet për disa muaj, por unë jam i vendosur ta bëj timen”, është shprehur Cani.

Aktorë të tjerë protagonistë do jenë edhe Luca Argentero dhe Alessandro Preziosi.