19:54 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Rikthehet shpresa te Milani, mposht Cagliarin (Video)

Milani ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e xhiros së 21-të të Serie A, shkruan indeksonline.

Rosonerët mposhtën Cagliarin me rezultat 2-1.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Nicola Barella në minutën e tetë.

Milani është kundërpërgjigjur me dy gola të Kessie. Së pari nga penalltia në minutën e 36-të, e më pas me një aksion në minutën e 42-të.

Me këtë fitore, Milani ngjitet në pozitën e shtatë me 31 pikë, 11 më pak se vend ii katërt. /IndeksOnline/

Temat: