16:28 / E Diele, 18 Gusht 2019 / indeksADMonline

Rikthehet Subaru BRTZ TS

Krahasuar me modelin që shitej më herët, ka çmim më të shtrenjtë.

Pasi e largoi vitin e kaluar nga prodhimi, modelin e fokusuar në pista BRZ tS, Subaru ka vendosur ta kthejë si një model të vitit 2020.

Të krijuar nga STI, ky model rikthehet me çmim më të shtrenjtë se modeli i kaluar, pasi për të duhet paguar duke filluar nga 28 mijë euro, si dhe 800 euro për transport. Vetëm 300 njësi të këtij modeli do të prodhohen dhe të gjitha, do të kenë ngjyrë të bardhë.

Sistemi i pezullimit i është përforcuar, në mënyrë që ta mbajë sa po poshtë, kur është duke lëvizur me shpejtësi të madhe, derisa i janë shtuar mbajtëset për frenim më të mirë.

Makina do t’i ketë rrotat me 18 inç, derisa krahasuar me modelin e mëparshëm e ka një krah shumë më të vogël në pjesën e pasme, që ia bën dukjen shumë më të butë.

Brenda e ka motorin me 2.5 litra, që prodhon 205 kuaj fuqi, derisa nuk bëhet e ditur shpejtësia që mund të arrijë kjo makinë që duket shumë e mirë.