08:26 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Rikthehet Superliga e Kosovës, Llapin e pret punë e lehtë

Pas gati tre muaj pauzë, futbolli në Kosovë do të rikthehet në aksion.

Ndeshja e parë pas kësaj pauze do të jetë mes Llapit dhe Dukagjinit që do të zhvillohet nga ora 16:00 në Podujevë, transmeton Indeksonline.

Llapit i duhet fitorja pasi që synon të kualifikohet në garat evropiane. Për momentin ata gjendën në pozitën e 6-të me 34 pikë.

Kurse Dukagjini është në pozitën e fundit me 10 pikë e me shumë pak gjasa për mbijetesë./Indeksonline/