75 Mall Live Search
13:35 / E Premte, 15 Maj 2026 / L A

Rikthehet Valverde në stërvitje pas përleshjes me Tchouamenin

Federico Valverde është rikthyer në stërvitje me Real Madridin.

Uruguajani, u pa në qendrën stërvitore pas përleshjes së tij me Aurelien Tchouamenin javën e kaluar.

Përleshja mes tyre erdhi pas një ndërhyrje nga Valverde ndaj francezit, ku më pas u përleshën dhe Valverde mori një goditje me grusht nga Tchouameni.

Mbetet të shihet se a do të luajë ndaj Sevillës, që zhvillohet të dielën në “Ramon Sanchez Pizjuan”./IndeksOnline/