Rikthehet Victoria Bechkam, kaq e kënaqur për ribashkimin (Video)
Duket se ribashkimi i vajzave të “Spice Girls”, ka entuziazmuar jo vetëm fansat por edhe njërën nga anëtaret e grupit.

Këtë mëngjes Victorian ka hedhur një fotografi në rrjetin social Instagram ku shfaqet duke përgatitur kafe dhe duke kërcyer nën ritmet e muzikës Jazz.
Vetëm një javë më parë grupi “Spice Girls”, anëtaret e së cilit janë, Mel C, Mel B, Geri Horner, Emma Bunton dhe Victoria Beckham, konfirmuan ribashkimin dhe zhvillimin e një turi botëror, i cili do të risjellë në vëmendje të fansave këngët e tyre të cilat janë shndërruar në hite.