16:13 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Rikthehet Vllaznia e Pozheranit, këto janë transferimet e reja (Foto)

Skuadra e Vllaznisë së Pozheranit ka prezantuar disa transferime të reja.

Klubi nga Anamorava është në krizë të thellë, pasi shumica e futbollistëve iu larguan për shkak të pagave, transmeton IndeksOnline.

Mirëpo, pas shumë bisedimeve dhe marrëveshjeve – klubi i Vllaznisë i shpëtoi shuarjes duke siguruar disa futbollistë të rinj.

Bëhet fjalë për: Fidan Hasani, Kujtim Pantina, Arlind Shaqiri, Sevdaim Tahiri dhe Orhan Miftari.

Poashtu, te skuadra e Vllaznisë mbetën Bergin Maliqi, Elbasan Thaqi dhe Armend Kastrati, ky i fundit mund të jetë lideri/kapiteni i Vllaznisë në të ardhmen.

Vllaznia pas 18-xhirosh në Superligë ka grumbulluar vetëm 8 pikë dhe gjendet në pozitën e fundit./IndeksOnline/