10:45 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Superliga e Kosovës në basketboll, nesër derbi mes Bashkimit dhe Prishtinës

Në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, këtë mesjavë do të zhvillohen katër ndeshje interesante.

Padyshim, kryendeshja e kësaj mesjave do të zhvillohet në Prizren mes Bashkimit dhe Prishtinës.

Prishtina, si lidere, do të tentojë që ta mbajë vendin e parë në renditjen tabelare me një fitore eventuale nesër, transmeton IndeksOnline.

Por, Bashkimi, si kampion në fuqi, nuk do të lejojë edhe aq lehtë kryeqytetasit të triumfojnë.

Image may contain: 1 person, meme and text

Ndeshjet tjera që zhvillohen sonte janë, Borea – Lipjani, Rahoveci – Trepça dhe Ylli – Kalaja.

Përndryshe, Prishtina është lidere me 18 pikë pas 9 ndeshjeve, dhe pa asnjë humbje këtë sezon.

Tutje, Rahoveci vshtë në vendin e dytë me 17 pikë – 7 fitore dhe 3 humbje, e ndjekur nga Ylli me 16 pikë – 6 fitore dhe 4 humbje.

Në dy vendet e fundit janë Borea me 13 pikë dhe Lipjani me vetëm 11 pikë./IndeksOnline/

Image may contain: one or more people and basketball court