10:15 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Rikthehet Zidane, dëshiron ta marrë drejtimin e klubit të madh anglez

Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane dëshiron që ta zëvendësojë Jose Mourinhon në Manchester United këtë sezon.

Zidane nuk ka marrë drejtimin e asnjë klubi që prej largimit nga ”Los Blancos” në fund të sezonit të kaluar pas tre titujve të Champions Leagues radhazi.

Kishte spekulime se Zidane mund ta merrte drejtimin e Kombëtares franceze pas Kupës së Botës, por Didier Deschamps pritet ta mbajë këtë post pas triumfit në Rusi.

Zidane tani e ka zhvendosur vëmendjen në Premier League, konkretisht te Manchester United, raporton L’Equipe, transmeton IndeksOnline.

Mourinho ka pasur një kampanjë para-sezonale të tmerrshme, teksa e ka kritikuar edhe bordin e klubit pas dështimit për transferimin e objektivave të tij.

Stili i lojës i Mourinhos është kritikuar vazhdimisht pavarsisht se Man Unitedi përfundoi në pozitën e dytë në Premier League sezonin e kaluar.

”Djajtë e Kuq” e filluan sezonin e ri me fitore, 2-1 ndaj Leicester Cityt në ”Old Trafford”.

Përveç tre titujve evropian, Zidane me Real Madridin e fitoi edhe titullin e La Ligas si dhe dy herë Kupën e Botës për klube./IndeksOnline/