75 Mall Live Search
08:36 / E Diele, 10 Maj 2026 / L A

Rikthim i madh për PSG-në, Hakimi pritet të jetë i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve

PSG ka marrë lajmin që e priste më së shumti.

Kjo pasi që Achraf Hakimi, do të jetë i gatshëm të bëjë rikthimin e tij nga lëndimi, pikërisht në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit.

Rikthim ky padyshim që e përforcon mbrojtjen e PSG-së, të cilët synojnë të mbrojnë titullin e kampionit të Evropës.

Finalja e madhe PSG-Arsenal, do të luhet në “Puskas Arena” të Budapestit më 30 maj./IndeksOnline/