14:19 / E Mërkurë, 31 Gusht 2022 / LB

Rikthimi i basteve, reagon Meta: Rama kujton se mund të luajë bixhoz me të ardhmen e vendit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi për rikthimin e basteve sportive në vend, duke theksuar se kryeministri Edi Rama po përpiqet që të vendosë monopolin e familjes së tij edhe në lojërat e fatit.

“Ky është treguesi i koherencës së jashtëzakonshme të një delenxhiu që me shqetësimin për të ruajtur familjet e shqiptarëve nga këto aktivitete kriminale, vendosi atëherë mbylljen e basteve dhe tani gjen gjoja një alibi për të ndihmuar sportin. Se kush e pengoi 10 vite këtë të ndihmojë sportin dhe mos të çojë lekët për të vjedhur me qindra milionë euro me inceneratorë e shpenzime të fryra? Është thjesht për të vendosur monopolin e familjes së tij edhe në lojërat e fatit. Ky është kaq aventurier sa kujton se mund të luajë në bixhoz dhe të vërë bast me të ardhmen e vendit”, tha Meta.