14:59 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / B O

Rikthimi i parkingut të uzurpuar në Prishtinë, nënkryetari paralajmëron aksione të tjera

Alban Zogaj ka paralajmëruar aksione të reja ndaj uzurpatorëve të pronave shtetërore në Prishtinë.

Në njoftimin e dhënë për rikthimin e parkingut në qendër të Prishtinës, Zogaj ka njoftuar rikthimin e hapësirës publike në pronë të Komunës dhe aksione të ngjashme.

“Uzurpatorët nuk do të kenë vend në Prishtinë!
Sot kemi rimarrë parkingun përballë Kino-Rinisë në qendër të Prishtinës. Parkingu i uzurpuar padrejtësisht dhe ilegalisht per disa vite, sot është rikthyer në menaxhimin e Komunës. Kjo hapësirë do të shfrytëzohet nga Komuna për qytetarët dhe me qytetarët! Nuk do të ndalemi me kaq” shkruan Zogaj në njoftim./Indeksonline/